Komisioni Evropian përshëndetë regjistrimin e popullsisë: Arritje e madhe

Shkup, 30 mars – Komisioni Evropian ka përshëndetur regjistrimin në Maqedoninë e Veriut duke e quajtur arritje të madhe, informon Zhurnal.

Pas publikimit të rezultateve nga regjistrimi, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero për MIA-n deklaroi se KE-ja e përshëndetë regjistrimin e realizuar pas 19 viteve.

“Kjo është arritje e madhe, të dhënat e rifreskuara të popullatës janë thelbësore për planifikimin dhe implementimin e politikave sociale, demografike dhe ekonomike për benefitet e të gjithë qytetarëve”, deklaroi Pisonero./Zhurnal.mk