Kolona: Rruga europiane e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, lidhje pozitive dhe arritje e presidencës franceze

Athinë, 6 shtator – Mbështetje për perspektivën e BE-së në Ballkanin Perëndimor shprehën shefat e diplomacisë greke dhe franceze, Nikos Dendias dhe Katrin Kolona, në takimin e sotëm në Athinë, ndërsa ministrja franceze e Punëve të Jashtme përmendi rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si rezultat pozitiv i presidencës franceze.

“Ne iu referuam edhe Ballkanit Perëndimor, mbështetjes së perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, një nga lidhjet dhe arritjet pozitive të presidencës franceze, tha Kolona dhe në të njëjtën kohë përshëndeti marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës për lëvizje të lirë.

Kreu i diplomacisë greke theksoi se Greqia dhe Franca praktikisht mbështesin zgjerimin e Bashkimit Evropian me vende “që pranojnë të njëjtat parime dhe vlera”.

“Në këtë kontekst, ne diskutuam për Ballkanin Perëndimor. Theksova se integrimi evropian përfaqëson një rrugë në një drejtim për të konsoliduar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon. Greqia do të vazhdojë të mbështesë këtë proces dhe të kontribuojë në mënyrë aktive, tha Dendias.

Në deklaratat e tyre pas takimit, krerët e dy diplomatëve u ndalën në situatën në Ukrainë, por edhe në marrëdhëniet greko-turke dhe Kolona shprehu mbështetjen e plotë të Francës për Greqinë në rast të përshkallëzimit të tensioneve me Turqinë.