Koha Jone: Ilir Meta kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës

Gazeta Koha Jone shkruan sot se Ilir Meta synon marrjen e Bashkisë së Tiranës.

“Ilir Meta ka lajmëruar se do të zbresë fort në fushën e betejës politike. Ndaj duke patur miqesi dhe harmoni të plotë me ish-kryeministrin Berisha, Ilir Meta do të kandidojë personalisht për kryebashkiak të Tiranës në emër të krejt opozitës.

Kjo do të jetë beteja më e madhe për kryeqytetin në 30 vite e kusur.

Nuk dihet saktësisht nëse kryeministri Rama do të rikandidojë Erion Veliaj apo Belinda Ballukun, por mbetet e konfirmuar nga burime shumë konfidenciale se Ilir Meta do të synojë marrjen e Bashkisë së Tiranës.

Ilir Meta ka provuar të gjitha detyrat; deputet, zv/kryeministër, ministër, kryeministër, kryetar parlamenti, President Republike.

Me sa duket do ta provojë edhe kryetar bashkie në Tiranë. Dhe nuk duket e largët kjo detyrë, pasi PS-ja do ketë përballë një luftëtar që kur zbret në bulevard nuk shikon majtas apo djathtas, por drejt te objektivi, ndonëse Erion Veliaj do të jetë i parzmuar nga amerikanët, Soros, Rama dhe populli i majtë.

Nëse pjesa gri vendos për njerin, atëhere fituesi do ketë ngjyrën gri!” skruan gazeta.