Kim Kardashian dhe Pete Davidson shkëlqejnë në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

Kim Kardashian bëri debutimin e saj në tapetin e kuq me të dashurin Pete Davidson në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë për vitin 2022 të shtunën mbrëma.

Çifti – i cili filloi lidhjen në nëntor të vitit të kaluar – qëndruan afër njëri-tjetrit ndërsa pozonte për fotografi para ngjarjes së mbushur me yje të Hollywoodit.

Kardashian, 41 vjeçe, dukej tejet tërheqëse me një fustan të mbuluar me diamant të rremë që ngjitej pas linjave të saj të famshme, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, i dashuri shumë më i ri i themelueses së markës “Skims”, Pete, 28 vjeç, dukej eleganti veshur me një kostum të zi klasik të dizajnuar me një këmishë të bardhë dhe një kravatë të zezë të hollë.

Fustani me xixa i Kardashianit kishte një dekolte elegante dhe një bisht të gjatë te këmbët e saj.

Për mbrëmjen, Kim kishte zgjedhur që t’i linte flokët e saj të zeza të lëshauaralirshëm.

Ajo kishte një palë vathë të trashë diamanti në vesh dhe bëri një manikyr klasik për mbrëmjen.

Kim i dha vetes edhe më shumë shkëlqim me një sërë rimelesh kafe dhe të zeza, të aplikuara në fytyrën e saj.

Davidson në një moment u kap duke i përshpëritur një koment humoristik të dashurës së tij në vesh gjatë kohës që ata pozonin në tapetin e kuq.

Ai kishte një krah të mbështjellë rreth belit të Kardashianit gjatë kohës së tyre në tapetin e kuq të eventit.

Vendasi i Staten Island dukej edhe më tërheqës i veshur një palë atlete të zeza “Vans” me lidhëse në vend të këpucëve klasike të veshjes prej lëkure.

Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë bëri kthimin e saj të madh në Washington Hilton të shtunën mbrëma, pasi u anulua dy vjet radhazi për shkak të pandemisë.

Ajo shërben si një festë që bashkon emra të mëdhenj nën një çati për të diskutuzr çështje të rëndësishme.

Dyshja u panë për herë të parë së bashku tetorin e kaluar gjatë një udhëtimi në fermën e frikshme Knott në Kaliforni.

Kjo pasoi kërkesën e Kimit për divorc nga ish-burri i saj, Kanye West, 44 vjeç, në shkurt.

Kim dhe Pete u takuan për herë të parë kur ajo ishte e ftuar si nikoqire në spektaklin “Saturday Night Live” në tetor të 2021, ku edhe dhuruan puthjen e parë së bashku.

Në një intervistë të fundit për emisionin “Good Morning America” me Robin Roberts në fillim të këtij muaji, ylli Kardashian nuk hezitoi të fliste për marrëdhënien e saj me komedianin.

“Natyrisht, dua të marr kohën time, por jam shumë e lumtur dhe shumë e kënaqur. Dhe, është një ndjenjë kaq e mirë vetëm të jesh në paqe”, tha Kardashian.

Kur u pyetën ‘Sa serioze është?’ Kim u përgjigj: “Unë jam një vajzë e marrëdhënieve, sigurisht, dhe nuk do të isha me dikë nëse nuk do të kisha në plan të kaloja shumë kohë me të”.