Kida dhe Ledri Vula paralajmërojnë bashkëpunimin e radhës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka zbuluar se ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Artistja ka njoftuar se po vjen në një bashkëpunim me reperin e popullarizuar, Ledri Vulën.

Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në pjesën për komente, duke qenë se admirohen dhe kanë fansa gjithandej trojeve shqiptare.

I fundit bashkëpunim i tyre mbetet “Dale” që e sollën verën e kaluar bashkë me Butrint Imerin.

Projekti i përbashkët i treshes së njohur deri më tani ka kaluar shifrën e 98 milionë klikimeve në platformën YouTube.