KFOR-i largon dy kamionët e djegur që u vendosën si barrikadë
Njësitëve të KFOR-it i janë dashur mbi pesë orë për largimin e dy kamionëve që u vendosën si barrikadë tek Shkëmbi i Dudës.
Në operacionin e KFOR-it, prezent ishin edhe zyrtrët e Policisë se Kosovës e misioneve të tjera që kujdesen për sigurinë në Kosovë
Destinacioni i makinerive e i ushtarëve të KFOR-it, është Mitrovica e veriut.
Këtë herë jo për të monitoruar barrikadat e vendosura nga grupe kriminale serb, por për të bërë largimin e tyre.
Dy kamionet qe u vendosen për të bllokuar rrugën tek “Shkëmbi i Dudës”, u djegën dhe për këtë askush nuk ndërmorri ndonjë veprim për largimin e tyre, raporton rtv dukagjini.
Ishte KFOR që njoftoj gjatë ditës se njësitet e saj do kujdeseshin për lirimin e kësaj rruge.
“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, ka thënë KFOR.
Kjo rrugë që të dërgon tek pika kufitare në Jarinje, mesditën e sotme u mbush me njësitë të KFOR, Eulexit e Policisë së Kosovës.
Të parët qa shkojnë tek dy kamionët e vendosur tash e më shumë se 1 javë, janë ekipet e deminimit të KFOR-it.
Pasi sigurohen se nuk ka ndonjë rrezik, pjestarët e Misonit paqëruajtës të Natos, fillojnë përgaditjet për tërheqjen e automjetit të parë.
Teksa po bëheshin gati, mjete të rënda të KFOR-it zunë vend aty.
Patrullimët e njësive në këtë rrugë, ishin të shpeshta teksa tentimet për largimin e kamionëve vazhdonin.
Madje duke tentuar të tërhiqet, kamioni u dëmtua edhe më shumë cka u shkaktoi probleme ushtarëve.
Derisa këta ushtarë vazhdonin me punën e tyre, zyrtarët policor të Kosovës u kujdesën që shoferëve që kalonin këndej ti tërhiqej vërejtja per shpejtësinë.
Megjithatë pas disa ore mundi, kamioni i parë u tërhoq me sukses, për të vazhduar me heqjen e dheut e ngarkimin e tij në nje mjet transportues.
E gjithë kjo monitorohej me një vëmendje të pjestarëve të KFOR-it.
Me lehtë e më shpejtë u largua kamioni i dytë, por për të vazhduar punën tutje ushtarëve iu soll edhe ndriqimi.
E gjithë kjo shtoi edhe kurreshtjen e qytetarëve, që pak metra me tutje ishin mbledhur dhe shikonin çfarë po ndodhte.
Këto barrikada në rrugët e veriut të Kosovës, u vendosen nga banda kriminale në shenjë pakënaqësie me arrestimine e ish zyrtrit policor Dejan Pantiq, nga ana e policisë së Kosovës.
Përvec kësaj barrikade, të tjerat u larguan nga vetë ata që i vendosën, pasi Gjykata ia zëvendësoj masën e paraburgimit ish policit, me arrest shtëpiak.