“Këtu vjen fundi i qytetërimit tek ne”, Monika Lubonja shprehet e nervozuar pas komenteve negative

Aktorja, Monika Lubonja, i është rikthyer në kujtime eksperiencës së saj në “Big Brother VIP” dhe ka bërë një paralelizëm me “Grande Fratello” në Itali.
Eksperienca e saj në këtë spektakël, e ka përballur atë edhe me komente negative nga opinioni.
Ish banorja, ka ndarë një video të dy personazheve të moshës së saj teksa edhe ka shkruar disa fjalë.
“Për fat të keq mbyllja paragjykimet, mos të flasë kur gratë thumbojne gratë, me sharje e ofendime këtu vjen fundi i qytetërimit tek NE dhe kemi kthimi mbrapa në vite.
Fatkeqësisht e vështirë që dhe spektaklet tona të kenë lirshmërinë dhe origjinalitetin e vet.”, është shprehur ajo.
Gjithashtu ajo ka shkruar edhe për formatin e organizuar në Itali.
“Çlirimi mendor, emancipimi, liria, origjinaliteti e bëjnë e bëjnë një spektakël të ketë një nivel të lartë.”, ka shkruar ajo.
