Këto janë çmimet e derivateve në Kosovë, gjatë 24 orëve të ardhshme
Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, çmimet i naftës nuk ka lëvizur që nga dita e djeshme, ndërsa benzina është liruar për një cent.
Çmimi i gazit poshtu vazhdon ta ketë çmimin e njejt me ditën e kaluar, shkruan arbresh.info.
Ndryshe, Ministria bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:
ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR
Për secilin produkt të naftës
- Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër;
- Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.67 € për litër;
- Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.
Këto çmime vlejnë për ditën e sotme, dhe janë valide deri nesër në ora 10:00.

