Këshillimi Kombëtar, Rama nxjerr videon: Mbi 62 mijë qytetarë të përfshirë në nismë, të dëgjojmë njëri-tjetrin duke dalë nga llogoret politike
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se deri më tani 62.679 qytetarë janë përfshirë në Këshillimin Kombëtar dhe se 55.501 të tjerë kanë dhënë opinionet e tyre online përmes platformës www.këshillimikombëtar.al.
Kreu i qeverisë tregon më tej, se deri më tani 7.178 qytetarë kanë kthyer pyetësorët me postë, ndërsa ai fton të tjerët që të marrin pjesë në këtë nismë.
Rama nënvizon se si shqiptarë duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin për të dalë nga llogoret politike e për t’u bashkuar në hapësirën e debatit.
Postimi i Edi Ramës:
62,679 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar 55,501 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe 7,178 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar
Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar përmes postës ose linkut ëëë.keshillimikombetar.al
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin