Këshilli Penal e vërtetoi paraburgimin e Zeqirit
Shkup, 12 prill – Këshilli Penal e vërtetoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake me çka ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri mbetet në paraburgim në Burgun Hetues “Shkupi” në Shuto Orizarë.
“Këshilli Penal i Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, duke vepruar në ankesën e mbrojtjes së së dyshuarit M.Z. sa i përket vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, sot mbajti seancë publike në praninë e palëve, pas së cilës duke i vlerësuar faktet të treguara në ankesë, solli vendim me të cilin e vërtetoi vendimin e procedurës paraprake me ndryshime në bazat të cilat ekzistojnë për përcaktimin e masës së paraburgimit. Gjegjësisht, këshilli e ndryshoi vendimin e procedurës paraprake në atë mënyrë që e shfuqizoi pikën 3 të nenit 165 paragrafi 1, gjegjësisht mundësisë që i akuzuari ta përsërisë veprën”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.
Siç tashmë njoftoi gjykata, gjykatësi i procedurës paraprake, duke vendosur për propozimin e PTHP për NKOK për përcaktimin e masës së paraburgimit, më 08.04.2022 solli vendim me të cilën e pranoi propozimin dhe të dyshuarit i përcaktoi masën në kohëzgjatje prej 30 ditëve për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165 paragrafi 1 pika1,2 dhe 3 nga LPP.
Zeqiri, javën e kaluar dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni sekretar i përgjithshëm në Qeveri pas dyshimeve se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dyshon se Zeqiri në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar 2022, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, pa kryer procedurën e duhur të furnizimit publik, ka lidhur kontratë për shërbime konsulente me person juridik të dyshuarit në çka i kanë ndihmuar shtetasit krotaë të dyshuar.Me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për personin juridik kanë përfituar pasuri të konsiderueshme jashtëligjshëm në vlerë të përgjithshme prej 57.932.100 denarë, në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht shumë më e madhe se 795.000 euro, gjegjësisht shumën e kontraktuar për shërbime konsulence.

