Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi vendim me të cilin për herë të parë rastet e kafshimit të qenve të pastrehë do të zgjidhen jashtë gjykatës

Shkup, 20 prill– Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme ka miratuar Vendim për kompensimin e dëmit material dhe jomaterial të shkaktuar nga qentë endacak në hapësira publike, i cili përcakton zgjidhjen jashtëgjyqësore në një procedurë me të cilën mund të paguhet dëmi në përputhje me praktikat gjyqësore.

“Zgjidhja jashtëgjyqësore është në favor të zvogëlimit të kostove të mëdha që rrjedhin nga proceset gjyqësore dhe të gjitha procedurat ndihmëse, si dhe është e dobishme për të dëmtuarit në ushtrimin e së drejtës. Shpenzimet për procedurat gjyqësore, ankesat, përgjigjet në ankesa, shërbimet juridike në vitin 2020 i kanë kushtuar Qytetit të Shkupit mbi 15 milionë denarë, në vitin 2021 mbi 26 milionë denarë. Në vitin 2020 kundër Qytetit të Shkupit janë ngritur 480 padi, ndërsa në vitin 2021 janë ngritur 589 padi. Prandaj, me miratimin e Vendimit për zgjidhje jashtëgjyqësore do të kursehen shumë mjete në buxhetin e qytetit, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Sipas vendimit të ri, do të formohet Komisioni që do të vendosë për mënyrën dhe pagesën e dëmeve nga kafshimet e qenve endacak. Komisioni do të vendosë në bazë të Rregullores për lidhjen e marrëveshjes me qytetarët e dëmtuar./Zhurnal.mk