Këshilli gjyqësor do ta vazhdojë bashkëpunimin me IHSPJ dhe “Vista” për zbatimin e testeve psikologjike dhe për integritet

Shkup, 15 qershor – Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 45-të ka marrë vendim që të lidh Aneks të Marrëveshjes me institucionet tashmë ekzistuese, gjegjësisht me Institutin për hulumtime sociologjike dhe politike juridike ISPPI dhe “Vista”, për zbatimin e testeve psikologjike dhe testeve për integritet.

Vendimi, pason pas informacionit tashmë të marrë nga Qeveria, përmes Ministrisë së Drejtësisë në raport me testet psikologjike dhe testeve për integritet, në të cilën rekomandohet që Këshilli gjyqësor të vazhdojë me trupat dhe institucionet ekzistuese, me të cilët i zbaton këto teste deri në vitin 2022, derisa një institucion ose organ tjetër nuk merr akreditim.

Vesna Dameva tha se është mirë që Qeveria pas dy muajsh u përgjigj, por se opinioni duhet të dijë se nuk e bllokuar askush këtë proces, për shkak se Këshilli gjyqësor ka dorëzuar informacion në Qeveri dhe se është pritur dy muaj që të prononcohet.

Për situatën nuk ka faj Këshilli gjyqësor, deklaroi Dameva, duke treguar se do të votojë “kundër”.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Sashko Georgiev, si dhe anëtarët Selim Ademi, Ivica Nikolovski, Loreta Georgieva dhe Meri Radevska, theksuan se nga informacionet e marra nga Qeveria, nuk ka pengesë për nënshkrimin e aneks marrëveshjeve për vazhdimin e marrëveshjeve me dy organet ekzistuese, me të cilat deri tani janë bërë testet.

Vendimin për pranimin e rekomandimit dhe nënshkrimin e aneks-marrëveshjeve për vazhdimin e marrëveshjeve Këshilli gjyqësor e ka miratuar me shtatë vota “pro” dhe një “kundër”.