Kërcënimi për vizat, sqarohet Zyra e Macronit: Vendimi do të diskutohej me partnerët e tjerë evropianë

Deklarimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën ka ngjallur reagime të shumta.

Zyra e shtypit e Presidentit Macron ka sqaruar për ABC NeWs, se vendimi i Francës do të diskutohej me partnerët e tjerë evropianë, dhe vinte si pasojë e “bllokadës së Kosovës”.

Telegrafi ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës lidhur me deklaratën e presidentit Macron, por deri tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje.