Katër të lënduar rëndë në një aksident në Shkup

Shkup, 18 prill – Katër persona, prej të cilëve dy të mitur, janë lënduar rëndë mbrëmë gjatë ndeshjes së dy veturave në Shkup.

Siç bëri të ditur MPB, aksidenti i trafikut që kishte ndodhur mbrëmë në orën 22:45 në rrugën “Hristo Batnxhiev”, gjatë ndeshjes ndërmjet veturës “Folsfagen Pasat”, i drejtuar nga D.T. (30) -, dhe automjetit “Folsfagen Gollf”, i drejtuar nga I.B. (37), me çka lëndime të rënda trupore kanë marrë katër persona – G.B. (35), bashkudhëtar në automjetin “Gollf”, si dhe I.B. dhe dy fëmijë të mitur – bashkudhëtarë të tij.

Të lënduarit G.B. dhe I.B. ishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, përderisa dy personat e mitur në Kompleksin e Klinika “Nëna Terezë”.

Në vend ngjarje ishte bërë mbikëqyrje e ekipit nga SPB Shkup.