Katër orë është shuar zjarri në një shtëpi në Tetovë

Tetovë, 24 Shtator – Një zjarr ka kapluar një shtëpi në Tetovë gjatë natës së kaluar .

Ekipet e zjarrëfikësve kanë intervenuar duke e shuar atë.

Nuk ka informacione për viktima ose të lënduar.

Policia pritet të jep më shumë detaje për rastin dhe shkaqet që sollën tek ky zjarr.

Zjarrfikësit e Tetovës sonte kanë shuar zjarrin në një shtëpi në rrugën “Todor Ciposki-Merxhan” afër xhamisë së Sahatit, katër orë. Nuk ka persona të lënduar gjatë zjarrit.

“Zjarri ka rënë në një shtëpi ku nuk banonte askush dhe ka qenë e braktisur dhe nuk ka pasur të lënduar. Kemi intervenuar pas raportimit në orën 02:55, shuarja ka përfunduar plotësisht në orën 06:50”, informoi Avni Ameti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.

Në shuarjen e zjarrit kanë punuar 12 zjarrfikës me katër automjete.