Katër ambasadorë do t’i prezantojnë platformat e tyre para Komisionit të Politikës së Jashtme

Shkup, 6 shtator – Në Kuvend sot është caktuar vazhdimi i mbledhjes së Komisionit të Politikës së Jashtme në të cilën platformat e tyre për aktivitetet diplomatike do t’i prezantojnë ambasadorët e rinj të autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada, Agron Buxhaku, në Mbretërinë e Norvegjisë, Driton Kuqi, në Republikën e Sllovakisë, Evgenia Ilieva dhe Metodia Belevski ambasadori i ri i autorizuar në Mbretërinë e Belgjikës.

Në kuadër të mbledhjes së njëjtë, paraprakisht në fund të korrikut, para deputetëve platformën për aktivitetet diplomatike e prezantoi ambasadori i autorizuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zoran Popov. Për shkak të karakterit të besueshëm të informacioneve, siç theksoi atëherë përfaqësuesi i MPJ-së, Popov tezat e tij i prezantoi pas dyerve të mbyllura dhe para deputetëve të cilët posedojnë certifikatë të sigurisë. Mbledhja e Komisionit menjëherë pastaj ishte ndërprerë, për shkak të mbajtjes së mbledhjes plenare në kuvend.

Me prezantimin e tezave në Kuvend përfundojnë të gjitha procedurat për shkuarjen e ambasadorëve në misionet e tyre diplomatike.