Kasami: Uzurpimi i pronës publike ka marrë fund

Tetovë, 21 prill – Uzurpimi i pronës publike ka marë fund. Kështu shprehet sot kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami ka angazhuar inspektoratin komunal dhe NP Parkingu i Qytetit, për të liruar hapësirat publike në zonën qendrore të qytetit, më konkretisht përballë shkollës fillore “Liria”.

Këto zona kanë qenë të uzurpuara me vite të tëra dhe janë shfrytëzuar për parkim ilegal.

“Të vendosur në punën tonë për t’a bërë Tetovën një qytet të ëndërave tona. Hapësirat publike janë për të gjithë. Qyteti është i të gjithëve”, shprehet Kasami./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/KasamiBilall/videos/368483372005249