Kasami mirëpret në takim ambasadorin e Polonisë, Tycinski
Tetovë, 29 mars – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë në vend, Wojciech Tycinski, informon Zhurnal.
Në takim është diskutuar për çështje në dobi të qytetarëve, ku theks i veçantë ishte bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave me problematikat në pushtetin lokal.
Tycinski shprehu gatishmëri për mbështetje të komunës në hapërimin e saj drejt shëndrrimit në një komunë evropiane.
“Ambasadori, Wojciech Tycinski, shprehu gadishmërinë e Republikës së Polonisë për mbështetje të komunës sonë në hapërimin e saj drejt shëndrimit në një komunë evropiane.
Unë e falemenderova për mbështetjen e madhe miqësore nga Republika e Polonisë në aspiratat evropiane të vendit tonë, si dhe në sfera të tjera me rëndësi për qytetarët, siç është ndihma nga Polonia gjatë kohës së pandemisë”, shprehet Kasami.

