Kasami: Mbështesim protestat e sindikatave

Shkup, 1 Maj – Me 1 Maj përkujtojmë ditën e punëtorëve ose të njohur ndryshe si protestën për të drejtat e punëtorëve.

Sot, kur në vendin tonë punonjësit nuk marrin pagat e merituara gjithë angazhimi ynë është në mbështetje të sindikatave që kërkojnë të drejta më të mëdha për punëtorët.

Mirënjohje për të gjithë punëtorët në sektore të ndryshme për angazhimin dhe përkushtimin e tyre!, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.