Kasami i “shpërblen” për bajram të punësuarit komunal

Shkup, 29 Prill – Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka deklaruar se tashmë të punësuarve ju ka bërë pagesën e pagës edhe përkundër vështirësive të shumta financiare.

Ja postimi i Kasamit:

Të nderuar të punësuar komunal. Gjatë kësaj jave në llogaritë tuaja bankare u është lëshuar gjysma e vlerës së pagës (regres) në prag të festës së Fitës Bajramit. Përkundër vështirësive financiare dhe bllokimeve të shumta, komuna e Tetovës vazhdon me përkushtimin maksimal në shërbimin e qytetarëve dhe në reformën administrative. Prandaj edhe përkushtimi ynë në këtë drejtim është i vazhdueshëm!Me këtë, dëshmojmë përkushtimin tonë për më të mirën e qytetit!

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/531959108300073