Kapen katër shtetas të huaj të fshehur në kamion

Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli në terminalin doganor në Prizren, ka gjetur katër shtetas të huaj, të cilët ishin fshehur brenda një kamioni me targa vendore, në tentim për të hyrë ilegalisht në vendin tonë.

“Në kamionin e tipit Mercedes, brenda në rimorkio ku kishte të ngarkuar pako higjienike kishin gjetur të fshehur katër (4) persona meshkuj shtetas të huaj”, thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Njësitet kompetente policore janë duke u marrë me rastin për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi.