Kapen 4 gjuetarë ilegal në Malin Sharr, 3 prej tyre italianë
Dje në ora 09:30 në Parkun Nacional “Mali Sharr” , zyrtarët policorë për mbikqyrje kufitare kanë arrestuar katër persona, një nga Maqedonia e tre nga Italia, informon Zhurnal.
Bëhet fjalë për 59 vjeçarin A.N nga Gradeci i Gostivarit, 55 vjeçarin D.A, 36 vjeçarin G.B dhe 18 vjeçarin D.R që të tre nga Italia, përshkak dyshimeve se kanë kryer veprën penale “gjueti ilegale” e dënueshme sipas nenit 228 nga kodi penal.
Pas kontrolleve, tek personi D.A është gjetur një pushkë gjuetie “Bernardeli” dhe 20 copë municion, ndërsa te G.B është gjetur pushkë gjuetie “Betincoli” dhe 21 copë municion, e për të cilat nuk kanë poseduar dokumente.
Personat janë dorëzuar në stacionin policor në Gostivar për procedura të mëtejme./Zhurnal.mk

