Kaosi në Kuvend, PS pritet të dorzojë kërkesën për përjashtimin e 3 deputetëve të PD
Partia Socialiste pritet të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për marrjen e masave për përjashtim të tre deputetëve të PD-së që dje në sallën e seancave plenare nuk lejuan zhvillimin normalë të saj.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në shkresën qe ende nuk është hartuar drejtuar sekretariatit të etikës pritet të kërkohet masë disiplinore për deputetët: Elda Hoti, Albana Vokshi dhe Petrit Doda.
Kujtojmë se ditën e djeshme seanca në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tension brenda sallës dhe jashtë saj.