Kandidimi i Këlliçit për Tiranën, “dritë jeshile” nga Berisha e Meta
Deputeti i PD Belind Këlliçi është gati të shpalosë kandidaturën për kreun e Bashkisë së Tiranë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj në 14 maj.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Berisha u shpreh se e vlerëson nismën e tij.
” Kandidati do të dalë nga primaret. Ne këtu ramë dakord që ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembulltë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këlliçi ka shprehur dëshirën, është njëri prej tyre dhe e përgëzoj plotësisht. Sikundër përgëzoj çdo personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës.”, tha Berisha.
Kurse Meta deklaroi se për të rëndësi ka procesi i primareve dhe jo emri. ” Për ne nuk ka asnjë rëndësi asnjë emër për asnjë funksion. Për ne ka rëndësi që procesi të jetë i mirëorganizuar dhe do të respektojmë çdo zgjedhje në primare. Qëllimi është fitorja e zgjedhjeve.”

