Kallëzim penal për një person i cili përmes telefonit ka kërcënuar me jetë një ambasador të huaj në vend
Shkup, 21 prill – Nëpunës të policisë nga Njësia për Krim të Dhunshëm – Departamenti për Krim të Dunshëm pranë SPB Shkup, pasdite e kanë privuar nga liria E.B, me vendbanim në fshatin në rajonin e Ohrit, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “rrezikim të sigurisë”.
“Duke vepruar sipas denoncimit të datës 14 prill të vitit 2022, sipas të cilit një person ka kërcënuar me jetë përmes telefonit një ambasador të një ambasade të huaj në vend, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete nga ana e nëpunësve të policisë, me ç’rast është konfirmuar identiteti i personit, është gjetur dhe arrestuar”, kumtoi sot MPB.
Nga atje informojnë se në koordinim me prokurorin publik të OTHP Shkup, sot për këtë person është ngritur kallëzim penal për vepër penale sipas nenit 144 paragrafi 3 të Kodit Penal. /Zhurnal.mk

