Kallëzim penal për falsifikim të dokumentit, mashtrim dhe mjek i rrejshëm
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.K. (33) nga fshati Vevçan për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale “falsifikim të dokumentit”, mashtrimi” dhe “mjek i rrejshëm”.
Siç informojnë nga MPB-ja, i denoncuari i ka përgatitur tre dokumente të rrejshme, vërtetim të falsifikuar për dhënien e provimeve në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, një licencë të lëshuar nga Oda e Mjekëve të RMV-së dhe Vërtetim nga Oda e Mjekëve dhe i ka shfrytëzuar për punësim në vendin e punës mjek në ISHP Shtëpia e Shëndetit Vevçan.
“Veprën e ka kryer në dy raste dhe kur ka aplikuar për herë të parë për punë në shpalljen publike më datë 05.09.2016, por nuk është përzgjedhur si kandidat për punësim dhe me aplikimin e datës 10.04.2018, kur është përzgjedhur dhe punësuar me Kontratë për punësim nga data 26.11.2018 me vendim të Drejtorit të ISHP Shtëpia e Shëndetit – Vevçan. I denoncuari, në bazë të kontratës për punësim në periudhën prej 26.11.2018 deri më 19.10.2022 dhe paraprakisht nga data 03.10.2016 deri më 26.11.2018, me kontrata në vepër, ka kryer detyra pune në pozitën – mjek, me çka ka dëmtuar reputacionin e spitalit dhe buxhetin e spitalit dhe buxhetin e RMV-së dhe për vete ka siguruar përfitime materiale në shumë prej rreth 3.507.208 denarë, theksohet në kumtesën e MPB-së.

