Kallëzim penal për dy persona fizikë dhe një person juridik nga Britania e Madhe për veprën penale “mashtrim kompjuterik”

SPB Shtip kumtoi se ka paraqitur kallëzim penal kundër dy personave fizik J.T.S.(21) dhe A.A.A.(44) dhe personit juridik nga Britania e Madhe, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “mashtrim kompjuterik”.

Siç informojnë nga MPB, i pandehuri i parë, person përgjegjës në personin juridik dhe i pandehuri i tretë kanë ndërruar të dhënat kompjuterike, gjë që ka shkaktuar një rezultat të pavërtetë gjatë transmetimit të të dhënave.

“Përmes një mesazhi elektronik, personit juridik të dëmtuar nga Probishtip i janë dërguar udhëzime bankare false për pagesë ndërkombëtare, në bazë të të cilave personi juridik i dëmtuar ka kryer pagesën në shumën prej 425.653 euro në llogarinë bankare të të pandehurit të dytë, në vend të furnizuesit të vërtetë. Në atë mënyrë personit juridik nga Probishtipi i kanë shkaktuar dëm total material prej 425.653 euro, nga theksojnë MPB.