Kallëzim penal kundër dy policëve pasi kërkuan ryshfet nga një shofer që kishte hyrë në të kuqe
Shkup, 26 tetor – Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, deri te Prokuroria Publike ka dorëzuar kallëzim penal kundër zyrtarëve policorë B.V dhe H.Z, të punësuar në SPB Shkup, përshkak dyshimeve se kanë pranuar ryshfet ndaj një shoferi i cili kishte kaluar në semafor të kuq, në këmbim për mos i’a shqiptuar gjobën, informon Zhurnal.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht para një muaji, më datën 25.09.2022 kur në rrugën “Dimitria Çupovski” në Qendër të Shkupit, nga i dëmtuari G.J kanë kërkuar ryshfet që të mos i shqiptojnë gjobë për kalim në të kuqe.
Kundër policëve është ngritur procedurë për përgjegjësi disiplinore dhe largim nga vendi i punës deri në përfundim të procedurës./Zhurnal.mk