Kallëzim penal kundër dibranit për marrje të ryshfetit
Departamenti për asgjësimin e krimit të organizuar dhe krimit serioz (DAKKS) më datën 21.10.2022 deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi kallëzim penal kundër K.U. (24) nga Dibra, për vepër penale të kryer “marrje të ryshfetit”.
“K.U., i punësuar në Klinikën Universitare për Radiologji dhe Onkologji-Shkup, duke vepruar në kuadër të komptencave të tija zyrtare, për të dhënë terapi nga barnatorja e klinikës pacientes, pas dhënies së raportit mjekësor nga mjeku i klinikës për muajt shtator dhe tetor të vitit 2022, ka kërkuar kompensim në të holla-ryshfet në vlerë prej 100 eurove dhe të njëjtat i ka pranuar në takim me pacienten më datën 21.10.2022 para hyrjjes së klinikës”, njoftoi MPB-ja.
Poashtu, më herët, në muajin gusht të këtij viti, me qëllim të përfitimit kundërligjor të fitojë dobi materiale për vetveten, pas terapisë së dhënë për pacientin, ka kërkuar dhe ka pranuar nga e njëjta paciente dhuratë në vlerë prej 50 eurove.
“Pas denoncimit të rastit nga ana e pacientes në DAKOS, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe më datën 21.10.2022, në takim ndërmjet të dyve para hyrjes nga ana e pasme e Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup, pasi i njëjti ka kërkuar të hollat për dy terapi të njëpasnjëshme, pacientja ia ka dhënë të hollat e kërkuara-banknotë në apoenë prej 100 eurove, pas së cilës i njëjti është privuar nga liria dhe gjatë kryerjes së kontrollit në stacion policor, tek ai është gjetur banknota prej 100 eurove”, theksojnë nga MPB-ja.