Kadetët e FSK përfundojnë stërvitje “Gjithmonë Stoik”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kadetët e klasës 024 përfunduan me sukses stërvitjen fushore të koduar “Gjithmonë Stoik” që njëherit është edhe moto e klasës së tyre.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se kadetët u vlerësuan në terren kompleks, adaptim në drill të betejës nga mjedisi malor në mjedis urban, bunker e transhe, zjarr indirekt dhe zona të kontaminuar,  ditën dhe natën.

“Kadetët tanë e konfirmojnë fuqishëm se janë gjithmonë stoik edhe në Stërvitjen fushore e koduar “Gjithmonë stoik”.

Kadetët e klasës 024 përfunduan me sukses stërvitjen fushore të koduar “Gjithmonë Stoik” që njëherit është edhe moto e klasës së tyre.

Kadetët u vlerësuan në terren kompleks, adaptim në drille të betejës nga mjedisi malor në mjedis urban, bunker e transhe, zjarr indirekt dhe zona të kontaminuara – ditën dhe natën.

Kadetët tanë qëndruan stoik pas 38 km patrullim dhe 15 misione të ndryshme.

Ju lumtë krenaria jonë!”, shkruan Mehaj.

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/315037627404291