Kacarska: Maqedonia e Veriut është në mes shteteve të rralla pa “padi kushtetuese”

Shkup, 29 mars – Maqedonia e Veriut është ndër shtetet e rralla ku nuk ekziston mundësi për “padi kushtetuese”, deklaroi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska në intervistën sotme në emisionin “Top Tema” në televizionin Tellma, duke shtuar se për shkak të kësaj gjykata nuk mund të paraqet çështje nga mjedisi jetësor, përveç kur rishikohet Plani i Detajuar Urbanistik (PDU) në komunat.

“Ne tani kemi nisur procedurë dhe kemi shfuqizuar vendimet e komunave atje ku nuk kujdeset procedura për mjedisin jetësor. Këto janë kompetencat tona. Por, fatkeqësisht ne jemi ndoshta vendi i vetëm që nuk “padi kushtetuese” apo ndokund e quajnë ankesë kushtetuese”, deklaroi Kacarska.

Ajo njëkohësisht e sqaroi edhe kompetencën aktuale e gjykatësve kushtetuese, duke treguar se kompetencën për liritë dhe të drejtat e qytetarëve e thithin neni 110, paragrafi 3 nga Kushtetuta. Për këtë pjesë ajo theksoi se janë të kufizuar dhe nuk mund të veprojnë për të gjitha liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

“Për këtë në Gjykatën Kushtetuese bëmë akt të ri, në vend të Rregullores që është nga viti 1992, kërkojmë mënyrë si mundemi, derisa nuk e shkelim Kushtetutën, ndërsa është në interes të qytetarëve që mund të veprojmë edhe për më shumë liri dhe të drejta nga ajo që është paraparë në nenin 110. Ka konsultime me ekspertët, profesorët dhe presim të plotësojmë numrin e gjykatësve dhe të shohim se çfarë mund ne të bëjmë në interes të qytetarëve”, theksoi Kacarska.

Sipas Kacarskës, vendosja e “padisë kushtetuese” faktikisht do të thotë më shumë punë për Gjykatën Kushtetuese.