Kabineti i Petkov: Këshilltarët mos bëjnë politikë të jashtme, fillimisht rezultatet pastaj negociatat

Sofje, 17 Prill – Këshilltarët këshillojnë, jo ndjekin politikën e jashtme. Qeveria e Kiril Petkov është e gatshme të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së kur të ketë rezultate.

Kështu deklaroi Lena Borislavova, shef i kabinetit të kryeministrit bullgar Kiril Petkov. Borislavova komentoi mosmarrëveshjet mes kryeministrit dhe ministres së Jashtme Teodora Gencovska, e cila të premten e akuzoi kryeministrin se po ndjek një politikë të dytë të jashtme, në të cilën një rol të madh luan këshilltari i tij për politikë të jashtme.

“Biseda me zonjën Gencovska është shumë efikase, si dhe me të gjithë ministrat. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave po zhvillohen në një frymë shumë konstruktive”, tha Borislavova për BTV, duke kujtuar se dje në Manastir ministri i Jashtëm tha se ishin në të njëjtin pozicion me kryeministrin.