Kabineti i Pendarovskit: Abdulfeta Alimi i ka plotësuar kushtet e parashikuara për amnisti

Shkup, 18 mars – Për shkak të interesimit më të madh në opinion për amnisti që u publikuan dje, Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski sqaron se personi Abdulfeta Alimi, i cili ka marrë lirim të pjesshëm nga vuajtja e mëtutjeshme e pjesës së mbetur të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tetë muajve, i ka plotësuar kushtet e parapara me Ligjin për amnisti dhe praktikën e vendosur.

Lidhur me amnstinë e Aleksandër Petrovskit, në njoftimin e sotëm sqarohet se ai lirohet plotësisht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg, pasi është shtetas me gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Nga Kabineti i Pendarovskit thonë se nuk bëhet fjalë për person të kthyer nga fushëbetejat e huaja.

“Faljet si institut janë një nga kompetencat themelore kushtetuese të Presidentit. Ekzistojnë dy lloje të amnistisë, edhe atë të rregullta, gjegjësiisht kur individët dhe qytetarët e vendit individualisht dërgojnë Kërkesa për falje në Ministrinë e Drejtësisë, të cilat më pas i dorëzohen Kabinetit të Presidentit, përkatësisht Komisionit të faljes, i cili i shqyrton ato në detaje dhe pastaj ia paraqet propozimet presidentit, kurse faljet në grup janë kategoria e dytë dhe për ta procedura bëhet dy herë në vit, për 2 Gusht – Ilinden dhe festat e Vitit të Ri. Për faljet në grup, propozimet në Ministrinë e Drejtësisë vijnë nga shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese, e jo me kërkesë individuale të personave që vuajnë dënimin”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të presidentit Pendarovski.

Më pas, sqaruan nga Kabineti, njëjtë si dhe për ato të rregullta, propozimet ngi dorëzon Ministria e Drejtësisë në Komisionin për amnisti të presidentit, e cila i dërgon mendim shefit të shtetit individualisht për secilin rast. Presidenti, në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese, e merr vendimin përfundimtar.

Amnistia, thonë nga Kabineti, është institut që ka funksion korrigjues. Veprimet që i shkakton amnistia janë mundësimi dhe përshpejtimi i risocializimit të të dënuarve dhe me këtë edhe realizimin e qëllimeve të dënimit dhe vuajtjes së dënimit.