Ka përfunduar karvani i vaksinimit, interesimi më i madh në NovoSellë dhe Strumicë

Strumicë, 4 Prill – Karvani  vaksinimit ka kontribuar për rritjen e interesimit të qytetarëve për tu mbrojtur nga Covid-19.  Javën e  kaluar u shënua rritje prej 11 për qind e vaksinimeve ditore, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Interesimi më i madh ka qenë në Novo Sellë, ku për një ditë janë imunizuar 50 qytetarë, ndërsa në Strumicë për dy ditë janë imunizuar mbi 100 persona.

Në lagjen Shuto Orizare janë imunizuar 35 persona, ndërsa para karvanit të vaksinimit vetëm 4 persona.

“Numrat e personave të vaksinuar janë rritur në periudhën e aktiviteteve të karvanit të vaksinimit, dy deri tre herë më shumë. Interesimi më i madh ka qenë në Novo Sellë, mendoj që  aktivitete të këtilla më tepër duhet të organizohen për shkak se vaksinimi është më i qasshëm në terren sesa të vijnë pacientët në punktet e vaksinimit. Vaksinimi është mënyra e vetme dhe më e sigurtë për përfitimin e imunitetit kolektiv si dhe me qëllimin që të parandalohen format e rënda klinike  të sëmundjes” – tha mjeku, Kristijan Trençev.

Karvani i vaksinimit ka zgjatur dy javë, duke përfshirë 14 vendbanime. Përveç mundësisë së marrjes së vaksinës, përmes karvanit të vaksinimit, qytetarët ishin të informuar për përfitimiet e imunizimit si dhe për rrezikun nga mosmarrja e saj. Sipas të dhënave, 41 pëqrqind e popullatës janë të imunizuar me dy doza të vaksinës ndërsa 7 përqind kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër covid-19. Nxënësit e shkollave fillore tanimë nuk e kanë obligim të mbajnë maskë, ndërsa gjatë kësaj jave pritet ato të hiqen edhe për nxënësit e shkollave të mesme si dhe të lejohet organizimi i eksurzioneve.