Ju mungon një dhëmb? Shkencëtarët po zhvillojnë një ilaç të ri që rigjeneron dhëmbët

Nëse jeni një nga miliona njerëz që kanë një hapësirë të hapur në mishrat e dhëmbëve aty ku dikur ishte një dhëmb, ka arsye të shpresoni se nuk do t’ju duhet të kaloni pjesën tjetër të jetës me dhëmbë artificialë ose pa dhëmbë fare.
Shkencëtarët në Japoni kanë njoftuar se po ecin përpara me një ilaç që është i aftë të rigjenerojë dhëmbët e njeriut.
Bëhet e ditur se provat e para janë kryer në minjë, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa prova te njerëzit pritet të zgjasë rreth 11 muaj.
Fillimisht, testi do të bëhet me 30 burra të moshës 30 deri në 64 vjeç. Një kusht është se secilit prej tyre duhet t’i mungojë një dhëmb.
Hulumtuesit shpresojnë ta kenë ilaçin të disponueshëm deri në vitin 2030.