Jordanova: Duhej të reagonim ndaj këtij provokimi nga Bullgaria
Shkup, 18 Prill – “Pozicionet bullgare mbeten të njëjta, se retorika mund të ketë ndryshuar, por praktikisht qëndrimi nuk ka ndryshuar. Për këdo që e ka ndjekur këtë nga afër, ky provokim i pacipë politik është i padenjë për dy vendet fqinje, i padenjë për dy vende partnere të NATO-s.
Fatkeqësisht, ajo që nuk shohim nga ana jonë është një reagim. Ka një njoftim nga presidenti, ka një pjesë të intervistës me kryeministrin, ndërsa në ueb faqen e MPJ-së ka foto nga takimi Osmani-Petkov.
Çfarë do të mbetet në historinë e shtetit maqedonas si reagim ndaj këtij provokimi të pafytyrë?
Është dashur të kemi një reagim”, tha në Top Tema, Dr. Malinka Ristevska Jordanova – anëtare e Bordit Drejtues të EPI.