Jolevski: Mosbashkëpunimi mes Ruskovskës dhe Joveskit çoi deri në këtë gjendje në Prokurori
Shkup, 24 gusht – Kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski deklaroi se në bazë të fakteve dhe rrethanave, Këshilli vendosi se derisa është në rrjedhë procedura për veprim gjatë bastisjes në Drejtorinë për polici financiare dhe rreth lëndës së hapur pas paraqitjes anonime, prokurorja publike, Vilma Ruskovska do të duhej të largohej nga puna me qëllim që me praninë e saj të mos ndikojë gjatë procedurës së lëndës, si dhe të konstatohet gjendja faktike rreth lëndës penale.
Sipas Jolevskit, procedura në PTHP Shkup do të përfundojë shpejtë dhe ky largim nuk do të zgjasë shumë.
“Ishte vendim i vështirë. Megjithatë, vjen nga njëra anë Prokurori themelor publik i cili duhet ët ndjekë krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa nga ana tjetër kemi Prokuror publik”, deklaroi Jolevski.
Mosbashkëpunimi mes dy prokurorëve – Ruskovska dhe Ljubomir Joveski, sipas Jolevskit, çoi deri tek këto “situata të pakëndshme”. prokurori publik i RMV-së sipas asaj që është parashtruar në Këshillin e PP-së, Jolevski tha se nuk ka marrë informatë lidhur me bastisjen, as për dëshmitë, edhe pse në pajtim me udhëzimin e detyrueshëm, të gjithë Prokuroritë themelore publike janë të detyruara ta informojnë prokurorin publik me qëllim të koordinimit në punë, që nuk ishte rasti këtu.
Në këtë fazë, siç tha Jolevski, sepse nuk bëhet fjalë për lëndë disiplinore por largim nga puna, ata nuk vendosin për përgjegjësinë. Këtu, siç theksoi, kemi procedurë penale pas së cilës konstatohet se ka pasur ndonjë paligjshmëri në procedurë. Kompetente për procedurën disiplinore është Komisioni disiplinor në PTHP.
I pyetur për përmbajtjen e ankesës së prokurores Ruskovska, Jolevski tha se ajo më shumë ka të bëjë me procedurën disiplinore, e cila, siç thotë, nuk është lëndë vlerësimi.
“Këtu vlerësohej vetëm nëse dihet të largohet nga puna derisa zgjatë procedura penale në mënyrë që të përfundohet me sukses. Dëshmitë duhet t’i parashtrojë para komisionit disiplinor, ndërsa këtu është përjashtuar në tërësi disiplinorja., këtu është vetëm për penalen”, tha Jolevski.
Në pyetjen nëse si Këshill i PTH kanë vlerësuar se çka po ndodhë me hetimin që e inicoi Ruskovska, përkatësisht cili prokuror do të ketë guxim të merret me këtë hetim dhe do ta çojë deri në fund, Jolevski tha se ajo procedurë vazhdon.
Këshilli, theksoi Jolevski, është këtu t’i mbrojë prokurorët, nëse ka ndikime dhe presione por deri më tani, Ruskovska nuk iu është drejtuar Këshillit për ta mbrojtur, nëse ka pasur ndikime të tilla.
Këshilli i prokurorëve publikë i RMV-së në mbledhjen e sotme të 63-të, unanimisht vendosi që ankesa për suspendimin e prokurores Vilma Ruskovska të hidhet si e pabazë, me çka e konfirmoi vendimin e prokurorit publik republika Ljubomir Joveski të 16 gushtit të këtij viti për largim nga vendi i punës i shefes së Prokurorisë themelore për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskovska.
Mbledhja e Këshillit të PTH-së, gjatë diskutimit rreth ankesës së Ruskovskës, ishte e mbyllur për opinionin, për, siç sqaroi kryetari i Këshillit Jolevski, mbrojtje të integritetit të të gjithë prokurorëve publikë dhe lëndëve, të cilat janë pjesë e shkresave.
Këshilli i PTH-së punon me tetë nga 11 anëtarë, sepse dy janë pensionuar dhe ende nuk janë zgjedhur të rinj, ndërkaq prokurori Ljubomir Joveski nuk mori pjesë për shkak të konfliktit të interesave.

