“Jo në emrin tim”, protestuesit në Prishtinë brohorasin “UÇK, UÇK…”
Me pankarta “Jo në emrin tim”, ka nisur në Prishtinë protesta kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Në mesin e protestuesve janë parë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë brohoritur “UÇK”, “UÇK”, shkruan Reporteri.net.
Në protestë po marrin pjesë edhe deputetë të PDK-së.
Hisen Berisha i PDK-së, Ganimete Musliu, Ariana Musliu Shoshi. Po ashtu ish-deputeti Rasim Selmanaj i AAK-së janë bashkë me protestuesit.

