Jeton Kambeti emërohet drejtor i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”

Tetovë, 25 janar – Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq” nga sot ka drejtor të ri. Teuta Llalla është shkarkuar dje nga posti i drejtoreshës ndërsa sot Këshilli i Shkollës ka përzgjedhur Jeton Kamberin si drejtor. Komuna e Tetovës thekson se zgjedhja e drejtorit të ri është bërë jo në baza politike ndërsa ish drejtoresha Llalla thekson se nuk është e njoftuar për këtë vendim pasi është në pushim vjetor.

Teuta Llalla u shkarkua dje nga ky post, siç sqarojnë nga Sektori i Arsimit për Portalb.mk për shkak të keqpërdorimeve financiare sipas propozimit të vjetër, që ajo u shkarkua edhe në maj të vitit 2022.