Jep dorëheqje anëtari serb i bordit të RTK-së
Anëtari serb i bordit të RTK-së, Ivan Raduloviq ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar Besnik Boletini, Kryetar i Bordit të RTK-së.
Boletini ka thënë se për dorëheqjen e Raduloviq janë njoftuar gjatë ditës së djeshme. Arsyet e dorëheqjes ai i ka cilësuar si personale.
“Po, anëtari i Bordit të RTK-se z. Ivan Radulovic, dje më ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit, siç ka thënë ai për arsye personale”, ka thënë Boletini për Reporteri.net.
Dorëheqja e Raduloviq vjen pikërisht në kohën kur serbët e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet publike të Kosovës.
Mobilizimi i tyre erdhi si shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për implementimin e targave kosovare për banorët serbë. Serbët gjithashtu kanë kërkuar krijuar e Asociacionit të Komunave Serbe.

