“Java e Mërgatës”, PDK-ja hap dyert për diasporën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njofton se Partia Demokratike ka caktuar “Javën e Mërgatës”. Krasniqi ka ftuar të gjithë mërgimtarët e interesuar të vizitojnë Selinë Qendrore të PDK-së, ku do të kenë mundësi të takojnë deputetët e kësaj partie.

“Të dashur bashkatdhetarë, Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar ‘Javën e Mërgatës’ me dyer të hapura për pritjen Tuaj, kush dëshiron t’i vizitojë ambientet e Selisë Qendrore të PDK-së. Nga sot e deri më 22 korrik, në zyrat e PDK-së, prej orës 09:00 deri në ora 17:00, ju presim së bashku me deputetët e PDK-së në Parlamentin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në mërgatë. Ju mirëpresim!”, njofton Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook.