Janë arrestuar kontrabandistë të emigranntëve

Shkup, 25 janar – Në autostradën A1, Negotinë- Gradsko, në afërsi të unazës Negotinë, mbrëmë në orën 20 efektivët e policisë nga Njësiti mobil për masa kompensuese në Sektorin për çështje kufitare dhe migracione në Byronë për siguri publike, kanë privuar nga liria një minoren nga fshatin Studeniçan i Shkupit. Gjatë kontrollit në automjetin motorik “fiat stilo” me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar janë gjetur tetë persona emigrantë nga Siria, prej të cilëve një minoren, kumtoi MPB-ja.

Në orën 20.05 në autostradën A1, në afërsi të lokalitetit “Stobi”, një ekip tjetër i Njësitit mobil i ka arrestuar 30 vjeçarin E.D. dhe 46 vjeçaren E.Sh, që të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se me automjet motorik “folksvagen golf” me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar E.D, kanë para veturës “fiat” në të cilin janë transportuar emigrantët.

Personat janë dërguar në stacionin e policisë, ndërsa emigrantët janë dërguar në qendrën transite për procedurë të mëtutjeshme.

Nga MPB-ja njoftuan se pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publike, kundër personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.