Jahti lëshon thirrjen për ndihmë pas defektit në motor

Një jaht luksoz është shpëtuar mbrëmjen e djeshme në hapësirën detare shqiptare, pas avarive që kishte në motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.20 të së premtes kur mjeti lundrues ndodhej në zonën pranë Divjakës.

Burime zyrtare nga porti i durrësit thanë se ështe dashur ndërhyrja e Kapitenerisë që lëshoi sinjalin SOS për të gjitha mjetet lundruese që ndodheshin në det pranë jahtit “Dartista 07”.

Thirrjes së Kapitenerisë Durrës iu përgjigj anija kontejnerike “Spirit of Chenal” që ndodhej më pranë jahtit luksoz. Ky mjet mësohet se ka bërë rimorkimin e jahtit dhe shoqërimin për në port.

“I gjithë operacioni u realizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e tij. Një falenderim Kapitenerisë Portit ëdhe anijes konteniere “Spirit of Chenal” për këtë operacion shpëtimi”,– thote Drejtoria e Përgjithshme Detare.