Ja sa raste u regjistruan në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë janë kryer 1086 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:
16 në Tiranë, 2 në Patos, Lushnje, Mallakastër, Sarandë, Gramsh, 1 në Vlorë, Dimal.
Janë 336 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,030 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Prill 2022)

Raste të reja ditore 28

Të shëruar në 24 orë 114
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1086

Testime totale 1,801,917
Raste pozitive 274,862
Raste të shëruara 271,030
Raste Aktive 336
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 233
Fier 27
Vlorë 19
Korçë 13
Berat 11
Elbasan 9
Gjirokastër 8
Shkodër 7
Durrës 5
Kukës 3
Dibër 1