Ja ky është Vladimir Beqiraj që vrau gruan, nënë të tre fëmijëve në Greqi
Personi që shihni në foto është Vladimir Beqiraj 51 vjeç.
Ai dhunoi brutalisht e më pas masakroi me thikë bashkëshorten e tij 41 vjeçe nënë të tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur.
51-vjeçari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, disa muaj më parë 41-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje. Megjithatë, gruaja fatkeqe ishte e bindur se burri i saj i larguar e kishte kapërcyer xhelozinë patologjike që kishte për të dhe kështu 41-vjeçarja e priti në shtëpi.
E gjithë kjo deri dje, kur u kthye makthi për nënën e ndjerë. Gjatë një debati që çifti ka pasur, 51-vjeçari ka humbur kontrollin, ka rrahur rëndë 41-vjeçarin dhe ajo e ka denoncuar sërish.
Pak orë më vonë ajo u gjet e pajetë nga thika që mbante 51-vjeçari, me të cilën ai arriti ta godiste dy herë në qafë dhe në gjoks.