Ja çfarë u gjet në ambasadën iraniane pas dëbimit të zyrtarëve nga qeveria shqiptare
Në këtë drejtim, ka pasur dyshime të forta edhe për aktivitetin real të stafit të ambasadës iraniane që ndodhej vetëm 50 metër larg zyrave të AKSHI-t në Tiranë. Pas urdhrit të qeveris shqiptare për tu larguar, brenda godinës së ambasadës u ndez zjarr ku u dogjën dokumente dhe materiale të ndryshme.
Strukturat inteligjente konfirmojnë për “Inside Story” se kompjuterët e gjetur, ishin bosh dhe ishin pastruar nga gjithçka.
Një nga materialet e para që u publikuan pas sulmeve kibernetike ishte një video ku tregohej fshirja e serverëve virtualë të AKSHI-t. Për shumë ekspertë IT-je, ky është një moment alarmi pasi aksesi në server ka qenë mjaft i kufizuar edhe nga stafi i ngushtë i AKSHI-t.
“Mënyra se si ata kanë arritur të kenë akses në serverat fizikë të vizualizimit është shumë e çuditshme sepse bazuar në të gjitha politikat e sigurisë ky duhet të jetë një rrjet shumë i sigurtë ku aksesi duhet të jetë vetëm nëpërmjet xhamboxeve, pra kompjuter i veçantë që ka akses dhe pjesa tjetër e rrjetit të IT-ve dhe të punonjësve nuk duhet të kenë akses në atë segment të network-ut” u shpreh eksperti i IT, Besmir Semanaj
“Të dalin përgjegjësitë, qofshin këto përgjegjësi teknike apo njerëzores si ka mundësi që sistemi jonë u ca rrjeta mbrojtëse në maj të vitit 2021 dhe deri në korrik të vitit 2022 neve deri sa ra i tërë sistemi nuk morëm asnjë masë.” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.
“Pjesa më e madhe e procedurave të sigurisë nuk janë zbatuar ose janë zbatuar fatkeqësisht pjesërisht. Microsoft thotë që kemi dalje të dhënash nga exchange server por nga ana tjetër mungon monitorimi i transferimit të të dhënave nga brenda sistemit, jashtë sistemit. Flasim për sasi të dhënash shumë të larta” u shpreh eksperti i IT, Besmir Semanaj.