Ishte në tarracën e banesës së saj, 52-vjeçarja bie në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërron jetë
Një 52 vjeçare ka ndërruar jetë në banesën e saj pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Shtetasja L.M 52 vjeçe ka qenë në taracën e banesës së saj kur ka rënë në kontakt me rymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Tiranë/Informacion paraprakMë datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë.

