Ishte e parkuar, merr flakë e digjet makina në Tepelenë

Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur në Tepelenë mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve zyrtare, treth orës 20:30, në fshatin Luzat, Tepelenë, përpara banesës së shtetasit M. Gj., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen Passat”, në pronësi të shtetasit M. Gj.

Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar.

Nuk ka persona të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.