Ishte duke kaluar rrugën, i riu jashtë rrezikut për jetën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar.

Bëhet e ditur se i riu ka qenë duke kaluar rrugën, ndërkohë që automjeti që ishte duke lëvizur, e përplasi.

Uniformat e bardha na bëjnë me dije se 16-vjeçari ndodhet jashtë rrezikurt për jetën.