ISHT: Nuk ka vend për panik, vaj gatimi kemi mjaftueshëm

Shkup, 18 mars – Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Aneta Simeska Dimovska në daljen e saj sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se vendi ka rezerva të mjaftueshme të vajit për gatim dhe se qytetarët nuk kanë nevojë të grumbullojnë në shtëpitë e tyre.

“Ajo që ne kemi si informacion të dokumentuar me numra është se nuk ka vend për panik. Nuk do të mungojë vaji i gatimit, nuk ka nevojë të krijohen rezerva. Ajo që prodhuesit e kanë në magazinë aktualisht është menjëherë e gatshme për prodhim për së paku tre muaj, përveç kësaj ata kanë lëndë të parë edhe për tre muaj”, tha Simeska Dimovska.